lunedì 14 novembre 2011

alban malko. POEZI-VENDLINDJA IME.

bulevardit kur dale
dua te qesh e qaj me malle
te dua vendlindja ime,jam biri yt
jam djali yt,jam gjaku yt

e te qesh per rinine,lumturine,dashurine
me te gjithe shoqerine,miqesine,vllazerine
te flas nje per nje me lulet,me pemet
qe ta shtojne bukurine

e te dal te shoh shkollen
ku kam mesuar
kopeshtin ku kam ecur kembe e duar
uzinen ku kam punuar
bar bufen ku jam martuar

te filloj e ti ze,ti perqafoj nje e nga nje
camer,laber,kosovare e permetare
nga me i kamuri tek ai qe eshte lypsare
e te me behet zemra mal,me te keqin le ta fal

te dua vendlindja ime,atje kam stakuar kohen
kam lene vellezer,baben,nenen
atje syte e mi me bukur e shohin diellin,henen
atje dhe te vdekurit i ndjej  gjalle
ndoshta sepse kam shume malle

ti heq mendimet e trishta
e te shkrihem gazi
me shoket kur lija takime
u thoja shihemi tek llazi

ti shoh femrat porsi ngjala
dhe cunat qe kurre ste dalin nga fjala
te shkoj tek lulishtja ne kete dite te bardhe
eshte PETJA,KOLI,YLLI,MONDA,TITI,BENI,DRITA
o sa shume qe paskan ardhe

 te me plakesh e te me terresh
e te me percjellin shume,shume njerez
e te me vene pran babes,PETES,nenes
e kur te gjithe te ikin, te ngrihem e ti shoh
nga lart nen driten e henes

kete poezi ja kushtoj vendlindjeve te cdokujt qe  e duan pertej te perceptueshmes vendin dhe atdheun e tyre. emrat e permendur jane rreal
PETJA- frederik haruni vrare ne kufi  25-02-1990
KOLI- sokol hado vdekur ne kufi 25-02-1990
YLLI- ylli haruni piktor disa here i dekoruar
MONDA- rajmonda bulku artiste dhe deputete
TITI- astrit cerma artist,aktor
DRITA- drita como poete e vdekur ne internim
BENI- ben bega kampion futbolli

te gjithe keta personazhe kane lindur ose ne nje menyre apo tjeter e kane lidhur jeten me nje qytet si cerriku.ne fakt poezia i dedikohet pikerisht  CERRIKU-t.
poezia eshte bere disa vite me pare.

domenica 13 novembre 2011