lunedì 1 luglio 2013

alban malko:Renie e Kontrolluar.

La Giustizia e tale,finche la Giustizia
non torna contro la stessa Giustizia(Enver Malko).




Ne te vertete duhej ta titulloja Renie e Kontrolluar apo Disfate???. Kam preferuar te rrija larg komentimeve mbi analizat e rrjedhshmerise politike ne Shqiperi,sepse ne kenveshtrimin tim nuk ishin me te parashikueshme si dinamike spontane por me teper si kompromis mes paleve.

A eshte kjo nje paragjykim i IMI
Niccolo Machiavelli

apo ekzistonin elemente te mjaftueshem,per te arritur ne nje konkluzion te tille??

Me 8 mars 2012 kam shkruar ne blogun tim nje artikull,pra me teper se 1 vit me pare.titullohej.

Kompleksi i Edipit ne Politiken SHqiptare.

Dhe midis te tjerave thoja:<<Megjithate ekzistojne elemente te forte qe te bejne te mendosh per nje lufte trashegimie si ajo post komuniste>>.

Ne rrjedhen e ngjarjeve kjo doli mese e vertet.BERISHA humbi zgjedhjet.Te lejosh alternancen eshte nje nga elementet Fondamentale te Demokracise.RROTACION-in i thone ne Shqiperi.Si koncept rrotacioni eshte i padiskutueshem.Problemi eshte se pas ketij koncepti fshihej nje tjeter QELLIM.

Duam te hame edhe NE,jo vetem JU.

KY ishte rrotullimi(ndrrimi i elitave).

Cilet jane elementet qe te bejne te mendosh,se ky trasaksion ishte ne udhe prej kohesh???

Perpara se ky kalim pushteti te behet operativ,ekziston nje plan,dhe cilet jane ata qe kuptojne te paret kreret e istitucioneve te shtetit nje Bamir Topi.Loby TOPI se mund te quhej i tille u godit per zgjedhjet e 2009 nuk u kandituan per deputet.Qenia e Topit president i lidhi kembet,duhej te ishte NEUTRAL ja impononte detyra.<<Gabimi>> i Topit me fleten e votimit nuk ishte gje tjeter vetem se shkelje syri drejt RAMA-es per perkrahje mediatike ne rrast zgjedhjesh.TOPI ne ate rrast e kishte mendjen tek TOP CHANEL ndoshta.Po sdole ne TV ska Vota,ste njeh kush.Te gjitha fjalimet e rendesishme te BERISHA-es dukeshin si fjalime lamtumire.Kam RRESPEKTIN me te madh per fjalimet e tij ne MYNIH dhe SHKUP por nese ka njeri ne Shqiperi qe e di se Shqiperia nuk bashkohet me fjalime ky eshte BERISHA.Shikoj listat dhe nuk shoh emrin e Leonard Demi-t.

Leonard Demi nuk eshte nje deputet dosido.

Eshte kryetar i sigurise Kombetare.

Me e rendesishmja marrja e Presidences.

Dukej sikur BERISHA po pergatitej per pas zgjedhjeve(ribalancim poteresh).Humbja ne bastionet e njerezve me prane tij zonja TOPALLI dhe zoti BODE per te thene dy shembuj.
Zgjedhja e disa besnikeve te tij shume mire beri.RISTANI e Bylykbashi.Mos perfshirja e disa personave nje pershembull zoti ALIBEAJ super expert dhe personazh ne diskutimet televizive.PD ka nevoje per njerez te tille.

Dekorimi i HAJDARI-t dha pershtypjen e preludit te karrieres se BERISHA-es,sigurisht e meritonte HAJDARI nje te tille,pa dyshim.Por momenti dhe koha i japin nje sinjifikat.

Dekorimi i zotit RAMSFELD dha pershtypjen e nje falenderimi,per lobimin qe ai mund te kete bere per BERISHA-en.

Kompleksi i Edipit qe Berisha i permendi RAMA-es e kthyer all inverso(ne te kundert) do te thote se TI do te besh(apo kerkosh te besh) me mua ate qe ke bere me tet ATE.
Kjo deri diku tregon nje pasiguri te TIJ ne veprimet e RAMES.

Terheqja e veshit e Fevziut nga RAMA.Tregon nje shenje intimiteti jo karakteristike ne fushata elektorale.

Mosha nje nga faktoret me te rendesishem.(per mua ishte momenti i duhur per tu terhequr).

Nga kjo Humbje NE fituam BERISHA-en ne dimensione humane.Edhe nje si AI eshte objekt i fenomeneve natyrore.

FAJTOR Berisha????

ASPAK..

Cdo eveniment eshte ne rrjedhen e saj natyrale.Mbaron nje cikel fillon nje tjeter.Do ta kujtojme gjithmone Berisha-n ne Madheshtine e tij  dhe me difektet e tij.Tani i takon RAMA-s te udhheqe QOSJA e ka quajtur Burre Shteti.Kam pasur dhe kam rrespekt per RAMA-n i uroj keto 4 vjet te sukseshme.PO deri tani ka qene Burre QYTETI tani ta shohim sa vlen si Burre Shteti.

PSE u la ne renie te lire PD???

Vendi u kap nga kriza ekonomike qe nuk kishte me mundesi te fshihej.Kjo krijoi frustracion ne popull.Dukej sikur risorsat ekonomike nuk arrinin te mbyllnin brimat.

Takimi i Erdogan-it me Rama-en !!!!!!!!!!
 PSE???

Eshte e lehte te arrihet ne konkluzionin se Pala TURKE ka kerkuar garanci per investimet dhe interesat e saj ne Shqiperi.
Duke pare se pushteti do kalonte nga PD tek PS.

Ngritja e LSI,ka dy shpjegime per mua.

1)Mbijetese(lufta per vendin e punes,per buken e gojes) dhe ketu une si gjykoj votuesit.
2)Abandonimi i cdo lloj vlere dhe konsiderate drejt politikes dhe moralit te saj,qofte edhe per nje perfitim sado minimal,nesa kjo lloj politike ska asnje lloj vlere vec asaj shume mizerabel qe te afrohet ne buste per te blere voten.

Te korruptuarit kane nje vlere INESTIMABILE,do ngrihen neser e te na thone se bilancet jane te trukuara psh se deficiti eshte shume me i larte se ai i deklaruar,qe te marrin me  kete sebep edhe me shume borxhe.Qe ata te trashen dhe popullin e sovranitetin e ATDHEU-t tone ta lene peng te bankat.DO na blejne pikerisht ato qe sna duhen.KUJTONI Greqine qindra miliarda dollare te harxhuar ne armatime qe pas 5-apo 10 vjetesh nuk vlejne me asgje se jane teknollogji jashte mode.

Fushaten elektorale politikanet tane,Rama ne vecanti u uzurpua nga nga sindroma e genjeshtarit Patollogjik,nuk jam vetem une skeptik,shume skeptik ne mbajtjen e premtimeve elektorale ka edhe te tjere.

Per tu rikthyer tek PD ne perspektiven afat mesme AJO duhet te rishikoje raportet e saj me TOPI-n.
TOPI mori rreth 30 mije vota nuk jane pak.Sot TOPI  eshte nje hap para te tjereve nese ndodh nje goditje e gjere anti korruptive ne Shqiperi,nga magjistratura.<<200 Petritat>> e Topi-t mund te shenderrohen ne nje armate.Kjo eshte nje mundesi e vogel por eshte per tu marre ne konsiderate.

Selami eshte thirrur me nje motiv nga AMERIKA.

Cili eshte ky???

Do vihet Selami ne krye te PD-se apo Basha????

Nese zgjidhet Selami do te kemi nje konfront parimor me Poziten dhe preferenca ime shkon per nje konfront parimor.ESHTE ne kendveshtrimin tim INPRODUKTIVE te kesh nje perplasje te forte,kur ne parlament ke nje OPOZITE shume te ridimensionuar.Nga nje njeri si SELAMI PD mund te prese me shume hapesire dhe mundesi tratativash me maxhiorancen.

Nese zgjidhet BASHA ne kete moment do te rradikalizohet skontro edhe ne terren,kjo ne kendveshtrimin tim mund te jete improduktive per PD-ne sepse nuk ka mjaftueshmerisht karta ne parlament per tju kundervene maxhiorances.Por nga ana tjeter zgjedhja e BASHA-es e faktorizon edhe me teper ate si kundershtar direkt te RAMA-es.Basha eshte personi i cili e ka mundur RAMA-en ne zgjedhje edhe pse minimalisht.Megjithate une mendoj se Karta Basha duhet luajtur me shume mjeshteri dhe vetem ne nje kohe te voliteshme.Basha i ka kartat te behet(bestia nera) e RAMA-es mjaft qe kjo karte te luhet me zgjuarsi  dhe jo menjehere.

A ka zgjenjim tek njerezit??? .

Sigurisht.

Por te rrezohesh te ben te provoh madheshtine e ngritjes ne demokraci(politike).