lunedì 1 luglio 2013

alban malko:Renie e Kontrolluar.

La Giustizia e tale,finche la Giustizia
non torna contro la stessa Giustizia(Enver Malko).




Ne te vertete duhej ta titulloja Renie e Kontrolluar apo Disfate???. Kam preferuar te rrija larg komentimeve mbi analizat e rrjedhshmerise politike ne Shqiperi,sepse ne kenveshtrimin tim nuk ishin me te parashikueshme si dinamike spontane por me teper si kompromis mes paleve.

A eshte kjo nje paragjykim i IMI
Niccolo Machiavelli

apo ekzistonin elemente te mjaftueshem,per te arritur ne nje konkluzion te tille??

Me 8 mars 2012 kam shkruar ne blogun tim nje artikull,pra me teper se 1 vit me pare.titullohej.

Kompleksi i Edipit ne Politiken SHqiptare.

Dhe midis te tjerave thoja:<<Megjithate ekzistojne elemente te forte qe te bejne te mendosh per nje lufte trashegimie si ajo post komuniste>>.

Ne rrjedhen e ngjarjeve kjo doli mese e vertet.BERISHA humbi zgjedhjet.Te lejosh alternancen eshte nje nga elementet Fondamentale te Demokracise.RROTACION-in i thone ne Shqiperi.Si koncept rrotacioni eshte i padiskutueshem.Problemi eshte se pas ketij koncepti fshihej nje tjeter QELLIM.

Duam te hame edhe NE,jo vetem JU.

KY ishte rrotullimi(ndrrimi i elitave).

Cilet jane elementet qe te bejne te mendosh,se ky trasaksion ishte ne udhe prej kohesh???

Perpara se ky kalim pushteti te behet operativ,ekziston nje plan,dhe cilet jane ata qe kuptojne te paret kreret e istitucioneve te shtetit nje Bamir Topi.Loby TOPI se mund te quhej i tille u godit per zgjedhjet e 2009 nuk u kandituan per deputet.Qenia e Topit president i lidhi kembet,duhej te ishte NEUTRAL ja impononte detyra.<<Gabimi>> i Topit me fleten e votimit nuk ishte gje tjeter vetem se shkelje syri drejt RAMA-es per perkrahje mediatike ne rrast zgjedhjesh.TOPI ne ate rrast e kishte mendjen tek TOP CHANEL ndoshta.Po sdole ne TV ska Vota,ste njeh kush.Te gjitha fjalimet e rendesishme te BERISHA-es dukeshin si fjalime lamtumire.Kam RRESPEKTIN me te madh per fjalimet e tij ne MYNIH dhe SHKUP por nese ka njeri ne Shqiperi qe e di se Shqiperia nuk bashkohet me fjalime ky eshte BERISHA.Shikoj listat dhe nuk shoh emrin e Leonard Demi-t.

Leonard Demi nuk eshte nje deputet dosido.

Eshte kryetar i sigurise Kombetare.

Me e rendesishmja marrja e Presidences.

Dukej sikur BERISHA po pergatitej per pas zgjedhjeve(ribalancim poteresh).Humbja ne bastionet e njerezve me prane tij zonja TOPALLI dhe zoti BODE per te thene dy shembuj.
Zgjedhja e disa besnikeve te tij shume mire beri.RISTANI e Bylykbashi.Mos perfshirja e disa personave nje pershembull zoti ALIBEAJ super expert dhe personazh ne diskutimet televizive.PD ka nevoje per njerez te tille.

Dekorimi i HAJDARI-t dha pershtypjen e preludit te karrieres se BERISHA-es,sigurisht e meritonte HAJDARI nje te tille,pa dyshim.Por momenti dhe koha i japin nje sinjifikat.

Dekorimi i zotit RAMSFELD dha pershtypjen e nje falenderimi,per lobimin qe ai mund te kete bere per BERISHA-en.

Kompleksi i Edipit qe Berisha i permendi RAMA-es e kthyer all inverso(ne te kundert) do te thote se TI do te besh(apo kerkosh te besh) me mua ate qe ke bere me tet ATE.
Kjo deri diku tregon nje pasiguri te TIJ ne veprimet e RAMES.

Terheqja e veshit e Fevziut nga RAMA.Tregon nje shenje intimiteti jo karakteristike ne fushata elektorale.

Mosha nje nga faktoret me te rendesishem.(per mua ishte momenti i duhur per tu terhequr).

Nga kjo Humbje NE fituam BERISHA-en ne dimensione humane.Edhe nje si AI eshte objekt i fenomeneve natyrore.

FAJTOR Berisha????

ASPAK..

Cdo eveniment eshte ne rrjedhen e saj natyrale.Mbaron nje cikel fillon nje tjeter.Do ta kujtojme gjithmone Berisha-n ne Madheshtine e tij  dhe me difektet e tij.Tani i takon RAMA-s te udhheqe QOSJA e ka quajtur Burre Shteti.Kam pasur dhe kam rrespekt per RAMA-n i uroj keto 4 vjet te sukseshme.PO deri tani ka qene Burre QYTETI tani ta shohim sa vlen si Burre Shteti.

PSE u la ne renie te lire PD???

Vendi u kap nga kriza ekonomike qe nuk kishte me mundesi te fshihej.Kjo krijoi frustracion ne popull.Dukej sikur risorsat ekonomike nuk arrinin te mbyllnin brimat.

Takimi i Erdogan-it me Rama-en !!!!!!!!!!
 PSE???

Eshte e lehte te arrihet ne konkluzionin se Pala TURKE ka kerkuar garanci per investimet dhe interesat e saj ne Shqiperi.
Duke pare se pushteti do kalonte nga PD tek PS.

Ngritja e LSI,ka dy shpjegime per mua.

1)Mbijetese(lufta per vendin e punes,per buken e gojes) dhe ketu une si gjykoj votuesit.
2)Abandonimi i cdo lloj vlere dhe konsiderate drejt politikes dhe moralit te saj,qofte edhe per nje perfitim sado minimal,nesa kjo lloj politike ska asnje lloj vlere vec asaj shume mizerabel qe te afrohet ne buste per te blere voten.

Te korruptuarit kane nje vlere INESTIMABILE,do ngrihen neser e te na thone se bilancet jane te trukuara psh se deficiti eshte shume me i larte se ai i deklaruar,qe te marrin me  kete sebep edhe me shume borxhe.Qe ata te trashen dhe popullin e sovranitetin e ATDHEU-t tone ta lene peng te bankat.DO na blejne pikerisht ato qe sna duhen.KUJTONI Greqine qindra miliarda dollare te harxhuar ne armatime qe pas 5-apo 10 vjetesh nuk vlejne me asgje se jane teknollogji jashte mode.

Fushaten elektorale politikanet tane,Rama ne vecanti u uzurpua nga nga sindroma e genjeshtarit Patollogjik,nuk jam vetem une skeptik,shume skeptik ne mbajtjen e premtimeve elektorale ka edhe te tjere.

Per tu rikthyer tek PD ne perspektiven afat mesme AJO duhet te rishikoje raportet e saj me TOPI-n.
TOPI mori rreth 30 mije vota nuk jane pak.Sot TOPI  eshte nje hap para te tjereve nese ndodh nje goditje e gjere anti korruptive ne Shqiperi,nga magjistratura.<<200 Petritat>> e Topi-t mund te shenderrohen ne nje armate.Kjo eshte nje mundesi e vogel por eshte per tu marre ne konsiderate.

Selami eshte thirrur me nje motiv nga AMERIKA.

Cili eshte ky???

Do vihet Selami ne krye te PD-se apo Basha????

Nese zgjidhet Selami do te kemi nje konfront parimor me Poziten dhe preferenca ime shkon per nje konfront parimor.ESHTE ne kendveshtrimin tim INPRODUKTIVE te kesh nje perplasje te forte,kur ne parlament ke nje OPOZITE shume te ridimensionuar.Nga nje njeri si SELAMI PD mund te prese me shume hapesire dhe mundesi tratativash me maxhiorancen.

Nese zgjidhet BASHA ne kete moment do te rradikalizohet skontro edhe ne terren,kjo ne kendveshtrimin tim mund te jete improduktive per PD-ne sepse nuk ka mjaftueshmerisht karta ne parlament per tju kundervene maxhiorances.Por nga ana tjeter zgjedhja e BASHA-es e faktorizon edhe me teper ate si kundershtar direkt te RAMA-es.Basha eshte personi i cili e ka mundur RAMA-en ne zgjedhje edhe pse minimalisht.Megjithate une mendoj se Karta Basha duhet luajtur me shume mjeshteri dhe vetem ne nje kohe te voliteshme.Basha i ka kartat te behet(bestia nera) e RAMA-es mjaft qe kjo karte te luhet me zgjuarsi  dhe jo menjehere.

A ka zgjenjim tek njerezit??? .

Sigurisht.

Por te rrezohesh te ben te provoh madheshtine e ngritjes ne demokraci(politike).

domenica 26 maggio 2013

alban malko:Rilindje dhe Rama.

RILINDJE?????!!!!!!!!!!

Rama ngaterron 23 qershorin me Pashket

dhe

Veten me KRISHTI-n.(Enver Malko).

mercoledì 22 maggio 2013

alban malko:Morali dhe Luajaliteti ne Politik.






L,unica Verita che sappiamo e che non sappiamo

qual,e la VERITA.(Enver Malko).
Rama dhe Meidani(Statist dhe autorevole Saxhist(i majte).








 






Ka kohe qe flitet per ceshtjen Etiko-Morale ne Politike dhe shoqerine tone,ka mendimtare qe po i meshojne fort kesaj karte,dy me kryesoret jane Meidani dhe Qosja.E majta eshte me e thekur si duket pikerisht sepse me e prekur nga IMORALITETI pikerisht nga elemente te SAJ,qe e kane demtuar rende ATE vete.Tema e Moralit eshte shume delikate dhe manipuluese.Dua te jem i sinqerte me veten pastaj edhe me te tjeret.

1)Kush pretendon MORALIN duhet te zgjedhe Shenjtoret apo njerezit qe me Moralin e tyre kane jetuar si <<Shenjtore>> edhe pse skane besuar ne ZOT.
JO Politikanet.

Ne me Moralin jemi deficitare dhe pjesen qe na mungon e plotesojme me hipokrizine dhe genjeshtren diku me shume diku me pak varet nga personi apo situacioni ne te cilin gjendemi.Lexoj me kujdes dhe interes shkrimet e Prof.Meidani-t eshte i sofistikuar i DITUR dhe goxha here mendoj edhe manipulues jo ne kuptimin disprexhativ te fjales,aspak.Pikerisht ne vetedijen time se une (non possiedo la verita) nuk zoteroj te verteten ngushellohem duke lexuar <<te verteten>> e tjetrit.Nje interaxhim,nderveprim me te <<vertetat>> e tjera me shtyjne perpara drejt te vertetes (nella consapevoleza) ne vetedijshmerine time se te <<vertetat>> tona jane multidimensionale,kurse e VERTETA eshte Unike,dhe ketu marr vetedijen.

1)ose ajo eshte nje privilegj posedues i Te Madhit(per besimtaret)
2)ose eshte nje Utopi apo Iluzion(per Naivet)

Per forma te tjera nuk flas se jane thjesht spekullative e manipuluese.

Ne kenveshtrimin tim ka dy kendveshtrime nga te cilat shihet dhe mund ti jepet nje vleresim te vertetes.

1)E Verteta faktike(e konsumuar)
2)E Verteta ipotetike(e pakonsumuar)

Per te bere 2 shembuj te thjeshte,e vertete faktike eshte nje vrasje nje akt kriminal,ne arrijme ne kete te vertete.Tjetra eshte ajo e pakunsumuar,qe shitet si e vertete.per ti thjeshtuar gjerat,e kam fjalen per te <<vertetat>> Politike,Ideollogjike,Fillozofike,Psikanalitike etj,etj,etj.

Dhe ketu une dal ke pyetja e Pyetjeve.

A eshte Morali i Moralshem,kur ne partenze(nisje) ai ka mekatin origjinal,sepse ai nuk niset nga e verteta te cilet njerezit nuk e posedojne.

Cila eshte e VERTETA ne politike??!!!!

Kemi rreth 60 Parti ku njera i bie gozhdes e tjetra patkoit.
Po mire do te thote dikush,ti po na thua qe meqe morali sekziston sepse nuk ngrihet mbi nje baze te Vertete te Drejte sepse ajo ne kuptimin Absolut nuk ekziston,pra eshte delegjitim qe ne (partenze) nisje,fillim.Hajde te jetojme pa rregulla pa Moral,e ta bejme jeten STERR nje loje Xhungle ku dominon dicka tjeter.

Jo.

Ne jemi minimaliste apo suficente ne zbatimin e Moralit dhe kerkojme ato pak gjera qe varen nga NE ti zbatojme,ato ligje dhe kode te pranuara nga shumica ti rrespektojme.KY eshte Morali qe zbatojme ne per te pasur si nje mireqenie interiore si per te pasur nje raport me ambientin(njerezit) qe na rrethojne ne baze kodesh te pranuara nga nje <<pjese e madhe>> e shoqerise.Sepse ka shtresa shoqerore,apo individe qe kane nje mendim krejt te kundert.Psh ka vjedhes qe mendojne se shoqeria ne te cilen jetojme eshte jo e drejte dhe hajdute dhe ata sbejne gje tjeter vecse vjedhin ata qe vjedhin.Me famozi eshte Robin Hud qe vidhte te pasurit per tu dhene te varferve.NE Shqiperi ka ekzistuar nje thenie (aty ku ka merret) ishte nje lloj legjitimimi i vjedhjes kjo.

Une kam nje perkufizimin tim mbi Moralin,e quaj:

Morali i Mundeshem.

Pse Morali i Mundeshem???

Sepse UNE nuk jetoj i vetem ne kete bote,por i rrethuar nga njerez te cilet mund te jene me pak te moralshem,por edhe me te moralshem apo pa moral fare.Nese individi vihet ne kushte sopravivence,MORALI ka tendencen te zhduket.Fitojne istiktet tona te cilat na bejne te mbijetojme.Nese rrezikohen njerez te aferm,familjare,jeta jone a do te genjenim ne??? Shumica genjejne per SPORT,gratis jo per domosdoshmeri.Ne jetuam 45 vjet ne genjeshtra,pranuam te na genjenin dhe genjenim edhe vetveten.

Megjithate a eshte e mundur futja e nje Standarti te ri ne Politiken Shqipetare???

Une mendoj se PO.Mjaft te kene deshiren ata qe komandojne.Ka nje percapje tani per kthelltesi e trasparence ne sistemin gjyqesor te shohim ku do te dalim,apo do ngelet nje flluske SAPUNI.
Shqiperia me teper se kurre ka nevoje per:

Misionare dhe Idealiste,jane ata qe do ta shtyjne trajektoren e Moralit lart,jane ata qe do te arrijne te marrin me te miren e Moralit te Mundeshem.

Per tu hedhur ne politike une lexova nje artikull te prof. MEIDANI te titulluar <<Mbi Koston Politike dhe Morale>>.Te genjesh ne politike eshte nje nga fomat e investimit,ku eshte limiti i siper se ciles te kthehet ne bumerang une kete nuk e di.Genjeshtra ka nje partenz ne politike une genjej sepse jam i bindur se kam nje intelekt superior ndaj tjetrit dhe rrjedhimisht mund ta manipuloj,qe e semplifikuar e bej te me votoje mua.Sa me teper risorsa propagandistik,ekonomiko-financiar etj aq me teper mundesi ka ti genjeje njerezit e rendesishme eshte shume edhe liveli i auditorit,sa te manipulueshem jane.RRasti me ekselent Berluskoni,Ajdin Sejdia Italian.Ne Shqiperi shume i perfolur eshte rrasti META.Le ta analizojme pak dhe shkurt.Cila ishte rruga e Moralit te mundeshem per META-en.
PD ka deputetet e saj,PS ka me pak,ama si PS si LSI bashke nuk kane mjaftueshem vota per ti marre pushtetin Berisha-es.

MIRE.

Meta kontradita me RAMA-en me Berisha-en.As me njerin as me tjetrin votoj amendamentet ne te mire te vendit dhe popullit tim.I QENDROJ besnik kauzes sime te majte.Kurse META me 4 deputet mori 20 perqind te administrates,u bashkua me te djathten dhe dy-tre muaj para zgjedhjeve terhoqi deputetet dhe u rikthye majtas ku Rama e priti krahe hapur.Ketu hyn vetem interesi asgje tjeter,ska moral as kur vajti djathtas as kur u kthye majtas as neser po ti ngjitet TOPI-t apo ku ta di une.Elementi baze per te krijuar nje raport te besueshem eshte luajaliteti,ne Shqiperi ka momente qe luajaliteti sekziston fare.Momentet me te mira kane qene kur politikanet kane qene LUAJAL me njeri -tjetrin.Cfare presin zoterinjte kur u hoq anetari i KQZ,deri ne ate moment kqz reflektonte raportet rreale ne parlament,kryetari i LSI i prishi keto raporte iu bashkua opozites.BERISHA arriti te krijoje prape nje maxhiorance tjeter qe nuk pasqyronte ate te perpareshme dhe u hoq nga KQZ perfaqesuesi i LSI.Nuk shoh asgje gabim nga pikpamja e luajalitetit apo MORAL.Se leviz topi.NAIV mund te kete po jo deri ketu.

<<Retorika e tij Nacionaliste e koheve te fundit edhe pse me shume ka prishur,sesa ka ndihmuar ceshtjen kombetare Shqipetare>> shkruan prof MEIDANI per BERISHA-en.Ne kendveshtrimin tim kjo seshte aspak e vertete.Shume here politika Shqiptare eshte vene ne veshtiresi,nga qendrimet servile te HAXHINASTO-s.Mese 1 vit me pare une kam shprehur ne blogun tim indinjaten time drejt politikaneve dhe historianeve rreth presionit propaganditiko-ideollogjik(DULE) mbi camet dhe SHqipetareve ne Maqedoni.Fjalimi i Berisha-s ne SHKUP eshte nje Hymn dhe manual per te gjithe.Me fjalimin e tij ne SHKUP BERISHA e blindoi figuren e tij politike e kompletoi u dha nje material faktik historianeve qe neser mos te kete goje njeri ta akuzoje.BERISHA mbajti nje fjalim te tille ne kohen dhe momentin e duhur.

Nacionalizmi(ekzistencial) eshte Antibiotiku i fundit perpara se trupi im(ATDHEU) te vdese.


                  

lunedì 1 aprile 2013

alban malko:Nacionalizmi Ekzistencial.

Cilet Jemi ,,,,,,,,,,??????.

1) Jemi ATA qe themi se JEMI???.

2)Jemi ATA qe thone se JEMI???.

3)Jemi ATA qe jemi,pa e ditur, kush jemi, nga Vijme e ku Vemi???.

4)APO,,,,,,,,,,,,,,???????.(Enver Malko).



Per te shkruar mbi nacionalizmin duhet te hy jme ne motivet.Pse nje individ,nje bashkesi,komb apo


Oso Kuka.
shtet jane Nacionaliste.??

Cfare mekanizmi shkrep,ne me ndjen e tyre???.Dhe per te arritur ketu,na duhet te analizojme individet si qeliza te nje bashkesie ne rrastin tone te nje Nacioni.Duhet ti analizojme ato si nga pikpamja Laike dhe ajo Rrelixhoze.Keto dy faktore jane shume te rendesishem,sepse Ne o jemi Besimtare ose Laik,pra ashtu si eshte edhe shteti ne nje demokraci.Laik.TE shpjegosh Nacionalizmin Shqiptar duhet nisur nga personi,nga individi pavaresisht se ky individ eshte apo jo ne gjendje ta kete kete vetedije(consapevolezza).Fenomenet ekzistojne pavaresisht injorances se individit per ti shpjeguar ato.Kam shkruar edhe here te tjera ne nje kontestim qe une kisha per nje artikull te Prof. Hasimja mbi Nacionalizmin si siperor,ai lloj Nacionalizmi nuk i perket SHqipetareve.Ai nacionalizem eshte OKUPATOR,Pushtues.Nacionalizmi Shqipetar eshte:EKZISTENCIAL.Nacinalizem Jetik e kam quajtur atehere.Individi i vetedijshem apo jo eshte i perbere nga dy faktore

 1)EGO. dhe    2)Rracionalja.

Keto 2 komponente jane tek cdo  njeri.EGO per ti thjeshtuar gjerat na shtyjne drejt istiktit tone kafsheror,EGO ne stadin puro te saj nuk eshte kompatibile me drejtesine dhe llogjiken.Ajo eshte TIRANE.Ndersa Rracionalja eshte e parashikueshmja.Po tjeter me cfare ka te beje Nacionalizmi?? Me IDENTITETIN.Identiteti eshte Figura jone si i paraqitemi dikujt.Njerzit kane Identitet Multipli(te shumefishte).Shpjegohem cdo njeri nga ne ka nje Identitet Individual(i paperseritshem),te tij te ndertuar nga ai ose jo.Ne kete identitet kane te bejne Morali,Rrelixhioni ose jo,Veshja,Sjellja etj,etj.Por ne kemi edhe nje Identitet kollektivi ku identiteti yne ndervepron me te tjeret duke krijuar nje identitet grupi.Por ne kemi edhe nje Identitet Nacional per te cilet te tjeret na vleresojne duam apo sduam ne.Kemi nje Identitet Familjar etj,etj.etj.Pra per ti sintetizuar gjerat e ti themi shkurt.Nacionalizmi ka te beje si me EGO-n dhe Ruajtjen e Territorit,istikt ky i trasheguar, dhe me rracionalen.Menyra sesi kemi rreaguar ne Shqipetaret me Nacionalizmin permbledh si anen JO Rracionale edhe ate Rracionale.,ne emer te nje te drejte si juridike ashtu edhe ekzistenciale.Qe e thjeshtuar do te thote Kam te drejten e Autodifeses dhe Ekzistences si popull,si komb nga ata te cilet duan te fshijne identitetin tim,dhe duan territorin tim duke me debuar Maqedoni,Cameri,Kosove etj.Duan asimilimin tim dhe krijimin e nje identiteti te RI (ARVANITASIT) psh.Me vjen keq qe politikanet tane nuk theksojne vdekjen e Nacionalisteve baballare te KOMBIT.Ata kane vdekur te perndjekur,te vrare ne Arrati Ismail Qemali,Hasan Prishtina,Luigj Gurakuqi,Isa Boletini(me pabesi).Adem Jashari eshte vrare ne shtepi te tij jo per te pushtuar trojet e te tjereve,por ne te drejten e tij sacro-santa(te shenjte) per te jetuar i lire ne territorin e tij,ne ate territor ku ai ka krijuar nje identitet mijeravjecar te cilet pushtuesit donin ta asimilonin,fshinin krejtesisht.Me flijimin e tij dhe te gjithe familjes ne shikojme gjestin e nje HEROI.Por ama qe ka brenda te elementet qe shkruajta me siper.

Pra si IRRACINALE dhe RRACIONALE.

Te cilat konvergohen ne ALTRUIZEM.Eshte kjo fjala Magjike pika e bashkimit.

IDEALIZEM dhe ALTRUIZEM.

ADEM JASHARI eshte sot ekspresioni me EKZEMPLAR i ketij Binomi.Me vepren e tij AI tha NE flijohemi sot qe neser vendi im te jetoje i lire dhe SOVRAN ne territorin e tij.Sakrifica Sublime per hire te Popullit te tij e cila per te ishte nje e mire SUPERIORE.Tek Heronjte Altruizmi dhe Idealizmi shprehet ne format e tij me ekstreme.Nacionalizmi Shqiptar nuk ka historikisht ndjenja te renda faji me fqinjet,e kunderta eshte.Prandaj ne nuk kemi pse te kemi komplekse dhe frike te flasim per Nacionalizmin tone.

Shpesh here me pyesin se jam apo jo Nacionalist.???Pergjigja ime ka qene JO.Per tju ruajtur Spekullimeve dhe manipulimeve ne biseda.Sepse eshte KONCEPT qe nuk likuidohet me dy fjale.

Por e verteta eshte se jam Nacionalist 100 per 100 pa equivoke,JAM aq Nacionalist sa cjam edhe kundra Ultranacionalist.

Diferenca ketu matet me Idiotesine.Te jesh kundra Nacionalizmit do te thote te jesh kundra VETES,a mund te jete nje njeri kundra vetes,apo grupit ne te cilin ai do apo sdo ben pjese???.Absolutisht JO.Dhe nga ana tjeter Ultranacinalistet te cilet jane Zjarrevenes,destabilizues,dhe Rraciste.Kjo pra ne menyre sintetike eshte diferenca.Une shikoj  Gazetare LUBONJA psh qe eshte Antinacionalist.UNE kam shkruar para ca kohesh nje artikull (LUBONJA dhe MATOSHI).Ku kam thene disa pikpamje te mijat.Dua te them se artikullit nuk do ti hiqja asnje presje nga ana Konceptuale,por sigurisht sot nuk do do te zbrazja ne ate menyre zemerimin tim mbi TE nga ana Personale.Sot UNE do ti thoja Lubonja e pranoj rracionalitetin dhe bonizmin(miresine) tuaj por kjo nuk mjafton.

UNE Shqiptari jam i detyruar te jem Nacionalist sepse te tjeret historikisht kane dashur dhe vazhdojne te duan asimilimin tim,cenojne sigurine time identitetin tim ekzistencen time TERRITORIN tim.
UNE pa to ose jam i destinuar te Vdese ose te Identifikohem me Okupuesin tim.I cili perballjen me MUA nuk e ka me ne planin RRACIONAL,te llogjikshem.Por e ngre konfliktin mbi ligjin e Xhungles,dhe ne kete pike as Rracionaliteti juaj sdo kishte me mundesi Ekspresioni.Nacionalizmi IM eshte e drejta ime sacro-santa(e shenjte) te jetoj me Identitetin tim,me lirine time me komunitetin tim ashtu sic dua UNE.


giovedì 3 maggio 2012

alban malko:Psikanaliz.Vetevrasja e Ardian Klosi-t dhe dita e cakallit.

I ndjeri Ardian Klosi.
E proprio quando vede il morto,che lo sciacallo si sente RE  del suo Impero(Enver Malko).


Ne psikanalizen e sotme nuk do te flas,per  agjente te profilit te larte si Bilbil Mete-n,Petrit Como,Afrim Imaj ,apo sigurimin,Shish,Sisde etj.Nuk do te flas per teknikat investigative  apo distruktive qe perdorin keto per te krijuar artificialisht Paranoja, per te kompromentuar apo shkaterruar personat.Nuk do te flas per Incestin si forme vetadministrimi seksual apo valvul shfryrje seksuale ne snobizmin,refuzimin total ne kushtet e luftes se kllasave dhe pasojat afatgjata qe lene <<per kete me duhet te konsultohem me Petrit Como te birin e Liri Belishoves,me Roberto Rossi-n e policise stradale(rrugore) apo Afrim Imaj por edhe me persona qe zene apo ishin ne majat e istitucioneve te shtetit.>>.Sigurisht per shume njerez keto fjale duken si monolog,por sjane aspak keshtu.Per ata te cilet ishin asistente apo nderhynin ne intervisten e gazertes Panorama me qershor 2009 nga Afrim Imaj keto fjale jane kuptimplote.

Tha Kur e degjova incizimimin (per mua ) Me ra tavani ne koke.
pergjigja ime eshte:  TY te rente Damllaja ne koke Kulluf.
TY, Rossit e Rossakeve bashke.


Nuk do te flas per teknikat e bashkepunimit distruktiv ndaj individeve te vecante( mua pershembull).Nuk do flas per teknikat e perballjes me Spiune pa qene si ata,pra nje specie e peshtire.Ata po ti pyesesh nuk perdorin kurre fjalen spiun kane Alergji,e mbajne larg.Ata jane <<keshilltare,bashkepunetore,Idealiste(hapu dhe),moraliste,atdhetare,kane sensin e shtetit te cilet te tjeret se kane>> etj,etj.

JO sot do flas per nje ngjarje tragjike te ndodhur ditet e fundit,mbi vetevrasjen e Ardian Klosit.

ZOTI i dhente paqe shpirtit te tij.

Sapo e degjova me beri pershtypje dhe menjehere me futi ne mendime,te vijne ne mend lloj,lloj versionesh duhet thene se kur vret veten nje person eshte sikur te themi nje grimce e shoqerise tek e cila ne jetojme vetevritet nesa individi eshte qeliza e shoqerise.Eshte keshtu.

Por a perjetohet keshtu??

Absolutisht jo.Megjithate keto jane rraste te cilat duhet te na shtyjne te rreflektojme.

Rrasti Ardian Klosi na shtyn ne nje rreflektim,nje vetevrasje nuk ndodh asnjehere rrastesisht,ne mund ti japim njefare shpjegimi duke gershtuar psikollogjine konjitive e cila eshte nje shume e te gjitha psikollogjive,apo etikes,fillozofise se jetes.Rrastet pse njeriu vret veten ja disa:

1)si dashuri ndaj vetes
2)si refuzim i rrealitetit
3)si skllav i nje rrealiteti ku vetevrasesi sheh pamundesine per ta ndryshuar
4)livell i ulet i autostimes,fraxhilitet
5)ndjenje faji
6)perdorim narkotikesh(dipendence)
7)humbje e cdo shprese(per rrjedhoje mungese e cdo motivimi dhe sensi per te vazhduar)
8)shembje vertikale e vlerave me te cilat jemi programuar per te besuar
( shume e rendesishme)
9)puna(si burim material dhe gratifikues
10)abandonimi nga familja,(ajo e vete atij)
11)nga shoqeria(societa)
12)vetmia(ne sensin e te qarit te halleve personale).
13)pamundesia e nje alternative per ti shpetuar vetmise

E fundit turpi  per te folur per depresionin me njerezit e afert,konceptohet si dobesi kjo eshte
tmerresisht e gabuar,sepse eshte pikerisht parashtrimi i problemit e cila krijon hapesire per ndihmen dhe afrontimin e problemit,por tashme i ndihmuar ne grup nga njerezit me te afert.

Ne fund kemi edhe vrasje te kamufluara si vetvrasje,overdose,helme apo rrezatime.

Pra eshte shume e rendesishme sesi jemi programuar,edukuar si njerez.Ardian Klosi vinte nga nje familje qe i kishte dhene cdo gje,bente pjese tek ajo pjese femijesh te cilet ishin te predestinuar per te ecur mire ne shoqeri deri ne njefare moshe ndoshta ai e ka perjetuar kete si nje te drejte te tij.Babai i tij ka qene njefare Bilbil Klosi qe e njohin te gjithe,pra ai e ka rritur te birin me nje <<moral>> integralist.I biri i nje ministri si Bilbil Klosi dhe nipi i Aleksander Xhuvani-t nje koke e madhe cfare i ngelej Ardian Klosi-t te bente,a mund te hahej Ardian Klosi me destinon e tij.Prinderit e tij investuan tek ai mesoi disa gjuhe,u be nje perkthyes i mire por kjo nuk mjafton ne Shqiperine e sotme,duhej konkretec,qe ARDIANI se kishte.Donte te bente nje kercim cilesor duke u martuar me nje te huaj,nje nga gabimet e medhaja te jetes se tij.Ketu nuk duhet te interesohemi mbi shkaqet por mbi zgjedhjet.Jeton 5 vjet ne Gjermani dhe kthehet ne Shqiperi(nje tjeter gabim) i gjykuar ne rrjedhen qe moren ngjarjet.Me siguri dikush i ka premtuar det e toke por si doli ashtu.
Plus ishte ne anen <<e gabuar>> politike,nje tjeter burim stresi.Vajzat po i rriteshin,nevojat per lek po shtoheshin si per perdorim vetjak(perdorte qetesues) edhe familjar shkolla.Ardiani ishte vecse nje perkthyes i mire por kurrsesi nje biznesmen.Mbesat e Klosit dhe Xhuvanit rrezikonin te ngelnin pa shkolle dhe ai nje intelektual i rrangut te pare,nje ELITAR,<<ishte pikerisht ai fajtori>>  kjo per te ishte vertet shume.Shume politikane,intelektuale,aktore i kerkonin keshilla,sugjerime atij nje ELITARI,por kerrkush nuk e pyeste Ardian je mire?? Ardiani duhet te jetonte ne funksion te shoqerise,punes,familjes ai vetem duhej te jepte.Kur ai kishte aq shume nevoje te gjente dike qe ta ndihmonte te dilte nga ai tunel,te cilin kurrsesi smund ta kalonte i vetem(keshtu rezultoj).

Ne kembim nje rroge te mire(modeste) per livelin Shqipetar.Por aspak e mjaftueshme dhe fyese per nevojat e nje familje borgjeze.Ardiani i perkiste nje klase se ciles ai po shikonte qe po behej gjithmone e me teper nje mirazh per te,jo per nga Intelektualiteti por per nga portofoli.Ne Shqiperi eshte vecanerisht frustruese te shohesh imorale, protektor,mashtrues,drogaxhinj injorant te rrangut te pare qe te thyejne koken me leke qe VIPA sjane por jetojne si VIPA.Dhe intelektual ELITAR qe llogarisin gjerat esenciale.EGO e shoqerise ne te cilen jetojme e vrau ARDIANI-n,pak nga pak.Nje zbilancim tejet frusrues ndermjet aspiratave personale
dhe mundesive rreale personale dhe te shoqerise ne te cilen ne jetojme ka rrezultuar fatal.Humbje e pashmangeshme e pozicioneve,ne pamundesine,perjashtimin De Fakto nga ELITA per pamundesi ekonomike.Keto jane gjera qe jo cdokush mund ti kuptoj.Rrezulton ndonjehere fatal tek njerez fraxhili humbja drastike e pozicioneve ekonomike,ku askush mos te iludohet se nuk con ne nje humbje dinjiteti.Mund te flasim sa te duam se ky dinjitet,merite ishte e i simuluar nga shume faktore per merite te prejardhjes te ARDIANI-t apo,jo.

Kur flas per faj te shoqerise,nenkuptoj parasegjithash ate pjese se shoqerise se ciles ARDIAN-i i ishte dedikuar,pra bisnesmene,politikane te majte,asaj shoqerie se ciles ai i dhuroj kohe dhe pasion.
Vetevrasja e Ardian Klosi-t tregon simptomat e nje semundje me permasa me te medha,qe fshihet nga intelektualet.

Sepse u vjen TURP.

Pra mosrrealizimi,pamundesia per te qendruar me kohen dhe ne linje me objektivat e tu,mund te rezultojne edhe fatal,per fat te keq.
Kam lexuar disa artikuj,mbi zotin Klosi dy  me kane bere pershtypje dhe jane shume te ndryshem ndermjet tyre.Njeri eshte i Dom Gjergj Meta dhe tjetri i Ypi-t.Dua te precizoj se une asnjehere nuk kam ndare pikpamjet nga te cilat vinte dhe mbrojti gjithe jeten Ardian Klosi.
Por dua te ndalem ne nja dy pika te cilat kane te bejne me fillozofine dhe etiken.Me fillozofine persa i perket Dom Gjergji-t.Nuk ka njerez te sakte menderisht mos te jete pro jetes kundra kultures se vdekjes.Por ne rrastin e Klosi-t gjerat duhen pare me ndryshe.

Pse??

Sepse askush nga ne nuk e di se ne rrastin kur Klosi beri vetvrasjen,ai ishte i kthjellet apo jo??
Ne rrastin e nje njeriu ne depresion eshte e vertet,qe gjerat ngjajne si te menduara,por ai tashme eshte pre ne duart semundje te rende qe quhet depresion.Pra rrjedhimisht jo fajtor,nesa jo i vetedijshem.Ketu nuk flasim per njerez plotesisht lucidi(te kthjellet) por skllever te nje demoni si depresioni,i cili ka bere shume e shume viktima.E kthyer ne sens rrelixhoz(nuk e di se Klosi-t) i interesonte kjo,sigurisht mua PO.
Cfare tha KRISHTI ne momentet e fundit??

Fali o ZOT se sdine cfare bejne?? Per vrasesit e tij.

A kemi te drejte ne te gjykojme Ardian Klosi-n kur nuk vrau kerkend dhe dijme qe ai vuante nje gjendje depresive dhe rrjedhimisht jo pergjegjes.
Nese DIO e Amore(ZOTI eshte Dashuri) a mund AI te denoj femijet e tij pergjithmon.(Absolutisht JO).
Pra edhe qendrimin e DOM GJergji-t e prisja me pak Intransigjent.
Ndryshe ndodhi me nje artikull te YPI-t retoriken, etiken dhe moralin e te cilit e refuzoj dhunshem ne te njejten gjuhe me te cilin ai u shpreh ndaj Klosi-t.Nuk dua te beje avokatin e askujt,specialisht kur keta persona nuk jetojme me.Por kjo eshte nje kulture shakallaxhi,fyese ne kundershtim me cdo lloj etike.Ne momentin ne te cilin nje person i livelit te Ardian  Klosi-t sapo ka vdekur nuk ka pse te behet nje artikull fyes per te ndjerin,dhe <<hipokrizine e njerezve>> per vdekjen e tij.Njerezit tek depresioni apo falimenti i Klosi-t,kane ndjere se kjo mund ti ndodhe atyre apoVipa-ve kjo i ben ELITAR-et  paradoksalisht me human me prane tyre.

Eshte sikur te mendojne:Eshte e vertete se sa ishe gjalle,sqeme kurre te barabarte,por ne vdekje jemi.

Eshte pikerisht kjo qe mund ta kete cuar ne depresion Ardian Klosi-n,te ishte i <<barabarte me te pabarabartet>>.Jeta eshte edhe FAT,dhe FATI duket se i ktheu krahet Klosi-t.Ypi shkruante se per Klosi-n flitej se ishte i sigurimi-t dhe fliste me rrespekt per shkrimtarin <<e madh>> Ismail Kadare nje kryespiun,LLapaqen profesionist i Enver Hoxhes dhe komunizmit.Keshtu nuk ben.Ypi ishte i <<persekutuar>> dhe ndodhej ne mes te sigurimsave,pak kontradiktore.Sa pa fat qe skemi njohur Ypi-n te na tregonte <<formulen>> qe te ishe edhe i persekutuar edhe i preferuar.Sepse me vjen ne mendje Fadil Kokomani qe kur doli nga burgu se pranoi njeri ne shtepi,e kthyen ne burg ku edhe e ekzekutuan,se mos ka qene edhe Ypi i persekutuar si ata qe i mbyllen shtepine Fadil-it.

Keta personazhe te <<persekutuar>> me universitete,akademik shok apo adhurues te Ismail Kadare-se.Ku ti kerkoj rrenjet e TUA Parti!!?? Ku??

Jam i bindur se te gjithe ne kemi humbur dicka me vdekjen e ARDIAN KLOSI-t.

lunedì 30 aprile 2012

alban malko: Bamir Topi,Pino dhe Benetton.

Combattete per la giustizia e liberta,e pensate di essere coraggiosi?? BENE.
Allora preparatevi di subire dei grossi guai nella vostra vita.(Enver Malko)



Qyqja.
 Ka kohe qe TOPI pritej te themelonte <<Partine e Tij>>.Jo se ketu ne Shqiperi Partite jane  konsideruar  gjithmone,e Berishes,Rames,Metes,Nanos,Spahiut,TOPI-t e GOPIT e kallam kusuri.Kerkoje ndjese per kete por shpesh tundohem nga rima,e cila ne fund me krijon edhe shpjegim fillozofik,pra shpjegues.E kur njerezit thone qe politika eshte Kurve ske si mos te perfundosh ke GOPI dhe TOPI.Ja nje shpjegim banal por domethenes:

Jam anetar i PD-se(kryetar i grupit parlamentar),ja fus dhe kaloj kundra me mbeshtetjen mediatike te PS-se,krijoj nje tjeter PD,qe ta <<rinovoj>> vrase ate.Per tja futur Pd-se dhe Ps-se.

Ketu Frojd  e Jung do ziheshin si e si ta shpjegonin ne menyre psikanalitike kete fenomen.E do flisnin per njerez te frustruar,te kompleksuar,per Narcizizem,kompleksin e Edipit,dopio-triplo personalitet etj,etj.

Do dilte me vone nje komik si Fadil Hasa,e do vinte paqe.Do thoshte :Ua kam thene vite perpara,me skecin e te persekutuarit,po ju sma vini veshin.Teknika qe i pelqen Bomirit eshte:

Sa te na e fusin te tjeret,ja fusim njoni-tjetrit.

Po kjo pra eshte politika ,me te futme.Te gjithe e kane degjuar shprehjen:

Ja futi me Politike.

Prandaj me pelqen rima Topi-Gopi.Jo,se ka shume analogji devijuese.Ja pershembull DOKTORR.
Doktorr Berisha kardiollog.   Prof-Dok Topi doktorr veteriner.Titulli i njejte eshte po materia ndryshon.Eshte i njejti ndryshim sikur thua SALLA dhe STALLA nje germe te ben hatane.Se vete mban nje fjalim njeri e mban per nder te Salle-s  dhe tjetri per nder te Stalle-s.
Tani te hidhemi tek simbolet.Simboli i FRD eshte nje flake qe ka tre ngjyra blu e thelle ajo centrale,e rrethuar nga ngjyra boje deti dhe ari, pra e cmueshme.Flaka ne simbologji eshte pasion,ne kete rrast politik.BLU eshte ngjyra qe ka bere te enderroje shume shqiptare e cila Bamir Topi do ta ktheje ne flake sepse Berisha sipas tij po e shuan apo e ka shuar kete shprese(qiri,flake) gje per te cilen na vjen TOPI me URE ne dore te na beje drite,te na ndezi pasionin.

Mire se erdhe Mose,Skenderbe.Te kemi pritur .Komandant na mori Malli.

Karrikja e nenes PARTI te pret TY.
Ka edhe nje menyre tjeter e te shpjeguarit flaka,se flaken e ke huazuar nga ITALIA si simbol,eshte fiamma tricolore(flaka tre ngjyreshe) e movimentit social Italian(partia fashiste) e Pino Rrauti-t.Vetem se ngjyrat jane te ndryshme,por flaka ne Itali perdoret edhe nga te tjere,psh zjarrefiksit ne Itali quhen flaka blu(fiamme blu),financa flaka e verdhe(fiamme gialle) po ka edhe flak boje deti(azzurra) e ku ta di une.Po preokupimi im per vendin eshte se mos TOPI merr flaken ne dore e ben si NERONI se ka eksperienca lloj-lloj.

Sa i perket ngjyrave nje tjeter shembull vjen nga ITALIA,kush se kujton reklamen e BENETTON-it

United Colors OF Benetton(Topi)  ne partine tone FRD,ka vend per te gjithe thone.

Praktikisht FRD(Ferideja) na premton se do na sjell frymen e re.Te shohim.Nese ne i referohemi politikaneve te rinj,nuk besoj,sepse keta politikane TOPI,Biberaj,Mustafaj,Oketa etj vetem moshen kane me te re se Berisha.Sepse vite politike kane goxha mbi shpine,duke pare qe demokracia jone eshte thuajse 20-vjecare.Eshte thjesht nje banalitet te ngaterrosh moshen ne politike me politiken e re.Ne artikuj me pare ndoshta nje vite me pare une kam thene se futja e TOPI-t do ta beje me inkandeshente(te zjarrte) politiken ne shqiperi.Doni ju qe TOPI zgjodhi Flaken si simbol.Kam thene qe TOPI eshte i perkrahur nga lobi ITALIAN.Simboli i FRD-se ka ispiracion ITALIAN.Me 25 prill ne ITALI eshte festa e clirimit(liberazione).Me 1 MAJ festa internacionale e punetoreve.Me 30 prill festa e karrikes se TOPI-t.

O feste te madhe ka sot Shqiperia.

Ne nje situate te tille ku linden dy forca politike,Aleanca Kuq e Zi,dhe FRD pergjegjes jane dy partite kryesore PS dhe PD por ne kend veshtrimin tim shume me teper PS,me bojkotin permanent.Pra krijuan kushtet per lindjen e ketyre movimenteve(levizjeve).A ekziston nje hapesire ku mund te inserohen keto levizje?

PO.

Cfare mund te beje PD ne kushtet e nje klime te tille?? Rritjen artificiale te konfliktualitetit brenda kualicionit,shpalosje  iniciativash konkrete nepermjet partive.Perdorimi i mediave te tyre ne  funksion te ketyre iniciativave.Me pak fjale mbajtja e iniciatives politike  ne tv.Keto lloj teknikash mendoj se PD do ti perdore kur lufta mediatike e partive kundershtare te ashpersohet PS perfshire.Ne momente te caktuara kur duhet unitet, lideri te tregoje kompaktesine e kualicionit.

Mesazhi qe kalon eshte:Te bashkuar ne diversitet.

Eshte ky thelbi i nje kualicioni ne demokraci,kjo per mua eshte formula per te fituar edhe zgjedhjet e ardheshme.PD do te kerkoje te zgjeroje akoma me teper aleancen,Berisha do te duhet ta kerkoje.Nga ana tjeter Milo po kerkon me teper hapesire.Nuk po kuptohet mire se MILO do me shume hapesire per prezence ne parlament apo ka enderra presidenciale,apo i shkel syrin partive te reja?? Te shohim.

Dyert e FRD-se jane te hapura per te gjithe u tha sot ne inaugurim,por ne jemi nje parti e klases se mesme.

Cfare do te thote kjo?Qe Topi  ka nje strategji e cila synon pikerisht nje klase qe ka nje vote variabel,e cila voton ne baze te asaj se cfare i jep apo premton ti asaj.Te shohim cfare mund ti jape TOPI klases se mesme qe sja jep Berisha??
A do perdore TOPI informacione te sherbimit te fshehte,te siguruara gjate presidences per te goditur kundershtaret politike?? Jam i sigurte.
.Ngeli 5 vjet e ktheu ne kulture heshtjen.PRESIDENTI thosh flet edhe me heshtje.Hape thesin tani.

Kno moj QYQE se po vjen Behari. Kno.


                                             Fitnete Rexha,  Kno moj qyqe se po vjen behari

giovedì 26 aprile 2012

alban malko: Qeni.

Combattete per la giustizia e  liberta,e pensate di essere coraggiosi?? BENE.                  Allora preparatevi di subire,dei grossi guai nella vostra vita.(Enver Malko)


Nje ekzemplar kampion,Mastino Napoletano.
 Qeni prej mijera vjetesh eshte zbutur nga njeriu dhe i ka sherbyer atij me besnikeri.Ai eshte nje kafshe fantastike.Ka nje dashuri Sublime per padronin,te cilin ai e sheh si kapo dhe sikurse kafshet rreagojne dhe veprojne ne baze te istikteve padroni per te eshte dominatori,pra me pak fjale nje specie kapo branko.Per qente ka lloj-lloj filmash me te vertete te bukur.Kush nuk e kujton filmin <<Kthehu ne shtepi Lesi>>(Lassie Come-Home) ne anglisht te shkrimtarit Eric Knight. Me 1943 pra 79 vjet me pare ne baze te tregimeve te tij del nje film shume i bukur mbi LESI-n,mund te them i njohur ne pjesen me te madhe te botes.Apo filmin tjeter famoz komisari REX ku qeni nje pastor gjerman me te vertete eshte i mahnitshem.Pra qente jane ndonjere edhe VIPA internacional.Bota jone eshte ca absurde.

PSE??

Sepse ne duam apo kemi nevoje per nje Superstar,apo Star dhe qeni arrin te behet i tille.Qeni jeton rreth 12-13 vjec pastori gjerman.OOO ne shume pak vite LESI dhe REXI u bene Star internacional.Jo vetem por edhe te dashur per qindra miliona njerez.

OO,,, imagjinoni Enver Hoxhen, beri te 99-tat u be qen i qenit per tu bere famoz ne bote dhe famen e Lesit jo qe se arriti,por as qe ju afrua minimalisht.

Tani duke lene pas shakate dua te flas per nje ngjarje rreale qe me ka ndodhur ne ITALI ku protagonist ishte QENI,STAR fare.Vite me pare edhe une si si shume bashkeatdhetare emigrova.Dhe jo ne nje qytet dosido po MILANO.Nuk eshte e nevojshme te shpjegohem cfare impresioni krijonte tek ne, te ishe ne Milano ne ato vite.
Sikurse nuk kisha makine,se pak muaj kishte qe kisha ardhur,kerkoja te bridhja ne kembe edhe per te pare cfare kishte ne afersi.Nga Milano Fiori nje zone moderne dhe e bukur,marr rrugen e Valleambrosias qe te con drejt  stacionit te metros Famagosta  te Milanos.Pas ca mu vu mbrapa nje qen.Pata frike sepse mos me kafshonte dhe kerkoja ta largoja.Duhet thene se qente ne Itali jane te mesuar qe mos te sulmojne njerezit edhe pse shume here istikti i tyre kafsheror ka bere shume viktima.Kisha vene re se disa gjera ndaj qeneve nuk duheshin bere po mos doja te konsideronin ty vete qen apo te marre

Psh:Ne Milano nuk sheh njeri te godase me gure qente.Por ka plot qe i abandonojne.Abandonimi i qenve eshte nje problem ne Itali.Sepse ka pasur rraste qe qente ne grup kane shqyer njerez.Apo kane provokuar incidente automobilistike.

Megjithe terntativat e mija qeni nuk me ndahej,po them 600-700 metra pak a shume.
Ne nje pike,qeni po kaloja prane nje ndermarrje qe ishte e rrethuar dhe brenda kishte nje qen tjeter te cilin une se pashe,qeni nga brenda u turr tek gardhi.Qeni qe me ndiqte u tremb dhe nga frika del nga trotuari ne rruge ne te cilen po kalonte nje FORD fiesta me shpejtesi,e cila e perplasi shume keq qenin e gjore.Qeni leshoi nje klithme e cila u shoqerua me nje frenim sgomues.Intensiteti dhe kordimi i te dyjave krijuan nje ndjenje frike te forte.Tani personi qe doli nga makina nje burre mbi 40 vjec vuri duart ne koke ishte shume i tronditur me te drejte.fjalet e para qe tha ishin:

Mamma mia.Madona mia.

 dhe mbante duart ne koke.

Une kuptoja ca italisht po nuk flisja dhe aq mire ne ate kohe.
Sikurse une si pyeta per emrat dhe ka kaluar shume kohe jam i detyruar ta quaj Milanesi.
U mobilizua per ti dhene ndihmen qenit,dhe me pyeti nese qeni ishte me mua ??

I thashe se qeni po me vinte pas,por ai su zgjat e kuptoi direkt qe isha i huaj.

Nga ky moment filluan adetet e qenit dhe te miat.

Une shkova me vrap dhe erdha me bidona uji per ti dhene ndihme kafshes se gjore.QENI ishte shtrire dukej qe ishte shume keq.Lajmeruam ata te veterinarise qe erdhen,i bene edhe gjelpera.ndaluan disa persona per te pare me kujtohet nje vajze e re e cila pasi insistoj te degjonte historine,kronologjine e qenit.
Ja plasi nje:

Poverino cucciolone,poveriiiiiiiinnooooooooooooo.(i mjeri qenush,i mjeriiiiiiiiiiiiiii).
Ndaluan disa,une po behesha katersh per te mos vdekur ai qen,isha bere qull ne djerse ik per uje,lajmeroni kete lajmeroni ate.E shikoja qe kur kthehesha ne vendin e qenit njerezit me shikonin me percmim.Midis te tjereve qe ndaluan ishin edhe dy burra nje i gjate dhe nje tjeter ATLETIK i forte.Kerkova tju shpjegoja me injoruan.PO flisnin me Milanesin per mua.Une i degjoja po ata nuk e kishin problem,po flisnin per  mua dhe te huajt.

Atletiku po i thoshte se kishte pare ca te huaj qe banonin ne nje shtepi te vjeter,ku nuk laheshin te piste,pa drita,pa uje ku dilnin jashte aty.Ne te vertete e tha ne menyre shume me vulgare.E mbylli duke thene keta jane kafshe,me keq se kafshet.Ndaj qenit ishte shume dashamires ndenji ca,pershendeti Milanesin sikur te qe mik i vjeter.Mua me pa njehere shtremer dhe iku.

Milanesi u kthye nga une  me tha: Makina ka pesuar deme dhe ti duhet te me paguash.

Ngriva direkt,  me doli nje klithme istiktive:  

Cfaareee ???!!!

Tashme isha peng,nuk mund te levizja me nga vendi.
Sentimentet dhe dashuria ndaj qenit,ishin Superiore ndaj drejtesise dhe dinjitetit tim si njeri.Rrezikoja lincimin nese nuk ruaja gjakftohtesine.

Milanesi ishte terbuar per <<qenin>> dhe demin ndaj makines.Per ta Qeni vlente me shume se une e shume si puna ime.

Pas ca kohe arrijne forcat e rendit me kerkojne dokumentet, me bene disa pyetje pasi u binden me thane se je i lire.Pashe se Milanesi po insistonte.Pas ca oresh qeni i gjore vdiq, pas nje nderhyrje spektakolare te ambulances,policise dhe shume njerezve,edhe uje me biberon i dhame qenit.Qenin e futen ne nje thes te zi te ngjashem me thesin ku hedhin plehrat ne ITALI dhe e mori ambulanca.
Me erdhi shume keq ,por ne nje fare menyre u bera dhe pak xheloz per qenin.Po te kisha mundesi do ta pyesja se cfare bere  per tu dashuruar ata njerez aq shume me ty.

Dhimbjen ata e kthyen ne force, kunder meje dhe ne solidaritet per Qenin.

Ne fund do tu thoja njerzve ate SPOT per qente,qe eshte shume i njohur ne ITALI.

Nese i abandononi, Bastardi je TI.