giovedì 26 aprile 2012

alban malko: Qeni.

Combattete per la giustizia e  liberta,e pensate di essere coraggiosi?? BENE.                  Allora preparatevi di subire,dei grossi guai nella vostra vita.(Enver Malko)


Nje ekzemplar kampion,Mastino Napoletano.
 Qeni prej mijera vjetesh eshte zbutur nga njeriu dhe i ka sherbyer atij me besnikeri.Ai eshte nje kafshe fantastike.Ka nje dashuri Sublime per padronin,te cilin ai e sheh si kapo dhe sikurse kafshet rreagojne dhe veprojne ne baze te istikteve padroni per te eshte dominatori,pra me pak fjale nje specie kapo branko.Per qente ka lloj-lloj filmash me te vertete te bukur.Kush nuk e kujton filmin <<Kthehu ne shtepi Lesi>>(Lassie Come-Home) ne anglisht te shkrimtarit Eric Knight. Me 1943 pra 79 vjet me pare ne baze te tregimeve te tij del nje film shume i bukur mbi LESI-n,mund te them i njohur ne pjesen me te madhe te botes.Apo filmin tjeter famoz komisari REX ku qeni nje pastor gjerman me te vertete eshte i mahnitshem.Pra qente jane ndonjere edhe VIPA internacional.Bota jone eshte ca absurde.

PSE??

Sepse ne duam apo kemi nevoje per nje Superstar,apo Star dhe qeni arrin te behet i tille.Qeni jeton rreth 12-13 vjec pastori gjerman.OOO ne shume pak vite LESI dhe REXI u bene Star internacional.Jo vetem por edhe te dashur per qindra miliona njerez.

OO,,, imagjinoni Enver Hoxhen, beri te 99-tat u be qen i qenit per tu bere famoz ne bote dhe famen e Lesit jo qe se arriti,por as qe ju afrua minimalisht.

Tani duke lene pas shakate dua te flas per nje ngjarje rreale qe me ka ndodhur ne ITALI ku protagonist ishte QENI,STAR fare.Vite me pare edhe une si si shume bashkeatdhetare emigrova.Dhe jo ne nje qytet dosido po MILANO.Nuk eshte e nevojshme te shpjegohem cfare impresioni krijonte tek ne, te ishe ne Milano ne ato vite.
Sikurse nuk kisha makine,se pak muaj kishte qe kisha ardhur,kerkoja te bridhja ne kembe edhe per te pare cfare kishte ne afersi.Nga Milano Fiori nje zone moderne dhe e bukur,marr rrugen e Valleambrosias qe te con drejt  stacionit te metros Famagosta  te Milanos.Pas ca mu vu mbrapa nje qen.Pata frike sepse mos me kafshonte dhe kerkoja ta largoja.Duhet thene se qente ne Itali jane te mesuar qe mos te sulmojne njerezit edhe pse shume here istikti i tyre kafsheror ka bere shume viktima.Kisha vene re se disa gjera ndaj qeneve nuk duheshin bere po mos doja te konsideronin ty vete qen apo te marre

Psh:Ne Milano nuk sheh njeri te godase me gure qente.Por ka plot qe i abandonojne.Abandonimi i qenve eshte nje problem ne Itali.Sepse ka pasur rraste qe qente ne grup kane shqyer njerez.Apo kane provokuar incidente automobilistike.

Megjithe terntativat e mija qeni nuk me ndahej,po them 600-700 metra pak a shume.
Ne nje pike,qeni po kaloja prane nje ndermarrje qe ishte e rrethuar dhe brenda kishte nje qen tjeter te cilin une se pashe,qeni nga brenda u turr tek gardhi.Qeni qe me ndiqte u tremb dhe nga frika del nga trotuari ne rruge ne te cilen po kalonte nje FORD fiesta me shpejtesi,e cila e perplasi shume keq qenin e gjore.Qeni leshoi nje klithme e cila u shoqerua me nje frenim sgomues.Intensiteti dhe kordimi i te dyjave krijuan nje ndjenje frike te forte.Tani personi qe doli nga makina nje burre mbi 40 vjec vuri duart ne koke ishte shume i tronditur me te drejte.fjalet e para qe tha ishin:

Mamma mia.Madona mia.

 dhe mbante duart ne koke.

Une kuptoja ca italisht po nuk flisja dhe aq mire ne ate kohe.
Sikurse une si pyeta per emrat dhe ka kaluar shume kohe jam i detyruar ta quaj Milanesi.
U mobilizua per ti dhene ndihmen qenit,dhe me pyeti nese qeni ishte me mua ??

I thashe se qeni po me vinte pas,por ai su zgjat e kuptoi direkt qe isha i huaj.

Nga ky moment filluan adetet e qenit dhe te miat.

Une shkova me vrap dhe erdha me bidona uji per ti dhene ndihme kafshes se gjore.QENI ishte shtrire dukej qe ishte shume keq.Lajmeruam ata te veterinarise qe erdhen,i bene edhe gjelpera.ndaluan disa persona per te pare me kujtohet nje vajze e re e cila pasi insistoj te degjonte historine,kronologjine e qenit.
Ja plasi nje:

Poverino cucciolone,poveriiiiiiiinnooooooooooooo.(i mjeri qenush,i mjeriiiiiiiiiiiiiii).
Ndaluan disa,une po behesha katersh per te mos vdekur ai qen,isha bere qull ne djerse ik per uje,lajmeroni kete lajmeroni ate.E shikoja qe kur kthehesha ne vendin e qenit njerezit me shikonin me percmim.Midis te tjereve qe ndaluan ishin edhe dy burra nje i gjate dhe nje tjeter ATLETIK i forte.Kerkova tju shpjegoja me injoruan.PO flisnin me Milanesin per mua.Une i degjoja po ata nuk e kishin problem,po flisnin per  mua dhe te huajt.

Atletiku po i thoshte se kishte pare ca te huaj qe banonin ne nje shtepi te vjeter,ku nuk laheshin te piste,pa drita,pa uje ku dilnin jashte aty.Ne te vertete e tha ne menyre shume me vulgare.E mbylli duke thene keta jane kafshe,me keq se kafshet.Ndaj qenit ishte shume dashamires ndenji ca,pershendeti Milanesin sikur te qe mik i vjeter.Mua me pa njehere shtremer dhe iku.

Milanesi u kthye nga une  me tha: Makina ka pesuar deme dhe ti duhet te me paguash.

Ngriva direkt,  me doli nje klithme istiktive:  

Cfaareee ???!!!

Tashme isha peng,nuk mund te levizja me nga vendi.
Sentimentet dhe dashuria ndaj qenit,ishin Superiore ndaj drejtesise dhe dinjitetit tim si njeri.Rrezikoja lincimin nese nuk ruaja gjakftohtesine.

Milanesi ishte terbuar per <<qenin>> dhe demin ndaj makines.Per ta Qeni vlente me shume se une e shume si puna ime.

Pas ca kohe arrijne forcat e rendit me kerkojne dokumentet, me bene disa pyetje pasi u binden me thane se je i lire.Pashe se Milanesi po insistonte.Pas ca oresh qeni i gjore vdiq, pas nje nderhyrje spektakolare te ambulances,policise dhe shume njerezve,edhe uje me biberon i dhame qenit.Qenin e futen ne nje thes te zi te ngjashem me thesin ku hedhin plehrat ne ITALI dhe e mori ambulanca.
Me erdhi shume keq ,por ne nje fare menyre u bera dhe pak xheloz per qenin.Po te kisha mundesi do ta pyesja se cfare bere  per tu dashuruar ata njerez aq shume me ty.

Dhimbjen ata e kthyen ne force, kunder meje dhe ne solidaritet per Qenin.

Ne fund do tu thoja njerzve ate SPOT per qente,qe eshte shume i njohur ne ITALI.

Nese i abandononi, Bastardi je TI.