lunedì 3 ottobre 2011

alban malko:DASHURI MANIA ????


perplasjA BERLUSCONI-FINI.
 Kjo eshte nje nga simptomat e post strategjise se tensionit,pra pas destabilizimit vjen stabilizimi.kujtoni strategjine e tensionit ne ITALY ALDO MORO,SERBI DJINDIC etj,etj.kur palet u kthyen ne bipartizan ne luften kunder dhunes.brigate rosse apo mafia-s.Tani kjo strategji ka nje ulje ne kete moment.por ekzistojne premisa qe ne prag zgjedhjesh apo renie qeverrie me puc parlamentaresh(tradheti) kjo strategji te prodhoje efekte ekstreme si ai SERB apo ITALIA-n.SOT ndjehet nje fryme e domosdoshmerise se kalimit te ngercit edhe nepermjet kanalesh qe sjane vetem politike por prodhojne politik STAMPA pershembull,po i mesyhet nje lloj stampe apo gazetaresh te quajtur <indipendent> psh LUBONJA,BUSHATI, apo ZHEJI qe eshte i impenjuar por i referohet nje publiku te moderuar.me thene te drejten une i konsideroj keta OPINIONISTE profesioniste per livellin shqiptar,keta zoterinj SPIKASIN do tu shtoja ketyre edhe nje si ARTAN HOXHA nje analist qe di ta mbaj skenen edhe pse i djathte por ka njefare koherence ne idet qe mbron.PARA ca ditesh ne kabllogramet e WIKILEAKS doli se LUBONJA  kishte dhene nje opinion mbi gazeten TEMA dhe ky opinion ne kendveshtrimin tim ishte shume i drejte dhe i ekuilibruar.problemi eshte diku tjeter WIKILEAKS ben nje lufte pak si te piste.sepse ai tha vetem nje detaj per nje gazetar dhe i dha atij nje mesazh shume te qarte.shqip shoku kendo sic duhet.te gjithe kemi dobesite dhe vlerat tona,po kjo sdo te thote qe WIKI te beje goditje selektive presioni mbi interesantet e rradhes.pas ketij kabllogrami LUBONJA filloj e po fliste mbi gjuhen e urrejtjes,dy bandat  gjithe ai artikull te cilin e ndaj ne pjesen me te madhe mesazhi qe do te kaloje eshte se mungon gjuha e dashurise.kjo gjuhe eshte e veshtire ne politika ideollogjikisht jo kompatibili,nuk flas vetem ne SHQIPERI por kudo.per mua politika nje nga elementet me te rendesishem te saj qe jo domosdoshmerisht eshte i lidhur vetem me te eshte LUAJALITETI(lealta).ketu luajaliteti po shkelet me kembe djathtas-majtas.shembull META,TOPI,MILLOSHI etj,etj,etj,etj.......
Kriza e luajalitetit,sinqeritetit  dhe  besimit ky eshte nje problem i rende i politikes shqiptare.problemi eshte me i gjere ne shqiperi dhe jo aq i thjeshte.kjo krize vjen pikerisht nga politikanet nga brumi jo i mire.shpjegohem vendi yne nuk ka elemente te mjaftueshem dhe te pavarur ekonomikisht per te qene luajal pra i sherbejne qarqeve te caktuara qe politiken e perdorin per interesa meskine dhe personale.mvaresia nga sponsoret te redukton ne minimum vizionin tend politik dhe te heq lirine tende te te zgjedhurit te gjerave.klasa ekonomokisht e forte eshte shume e prapambetur ne mentalitet.duhen vite te krijosh elita,shume vite,klasa imprenditoriale e ekonomise prodhuese eshte shume e paket dhe kjo eshte nje fatkeqesi e madhe per vendin tone.Kjo klime akoma  konfliktuale,mund te kete disa mundesi zhvillimesh si teknik edhe strategjik ku lojtaret(politikanet lider) mund te kene pse jo nje rrol te dyfishte te vetedijshem dhe jo.NJE rrol personal dhe ate te PUZZLE-s.  rrolin e PUZZLE-s e kane ne dore poteri forti ne shqiperi.
Qe te shprehem qarte per mua poteri forti jane ne SHQIPERI  ato potere qe komandojne poterinet e vegjel shqiptar.
Ne SHQIPERI bipolarizmi vdiq.ai nuk qe ne gjendje te ishte politikisht kostruktiv,propozitiv.ishte politikisht autodistruktiv. EDI RAMA nuk qe ne gjendje te ndalte nje si BERISHA.Ai(RAMA) eshte terhequr nga xhaketa nga disa kolege aspak luajal me te ISLAMI,HARASANI,IDRIZI, dhe mbi te gjithe META.Por RAMA tregoi edhe nje naivitet duke pare se eshte ne krye te PS-se nga 2005.
NJE pyetje modeste kam.
Po megjithmend mendon zoti RAMA ta coje me PARTINE  e tij,SHQIPERINE  ne europe me RUCI-n,GJINUSHI-n,DOKLE-n.?? Pra me ex BYROISTE.
KJO parti si eshte sot,ka per te ngele gjithmone ne OPOZITE nese nuk behen reforma.
Pushtetin,keshtu si eshte tani OPOZITA, mund ta humb vetem BERISHA.
NE rrast te nje shizioni te se majtes qe per mendimin tim eshte domosdoshmeri,sepse eshte nje ceshtje parimore dhe etike do ta forconte besueshmerine tek ai elektorat qe e voton dhe do ta afronte me elektoratin e moderuar.dhe INTEGRALISTET e PPSH se u dhimbset e majta mund te bejne nje mbeshtetje te jashteme te PS-se.SE jo te vazhdojne ata luften pa kompromis ne stilin NO GLOBAL apo edhe REVOLUCIONAR.
PER mendimin tim RAMA po mbeshtet shpresa tek PARTIA  e TOPI-T se megjithese e djathte i heq vota BERISHA-es.dhe keshtu kompenson diferencen.RAMA do te beje ceshte e mundur te kete nje ndarje te bute me RADIKALET qe ti kete si aleat estern ne zgjedhje.
Ndersa TOPI per mendimin tim do tja beje bam.momenti me i volitshem per te eshte fundi i PRESIDENCES.ku mund te tentohen 2 goditje shume te rrezikshme.

1)tip KRAKSI,SANADER,TIMOSHENKO
2)simulim implozioni te qeverrise
nepermjet miqesive,apo lobingjeve qe e mbeshtesin.

PO BERISHA?
AI ka nje STATURE politike qe te tjeret se kane,karizem,afidabilitet, ja ka dale te jete nje firme garancie tek elektorati i djathte,ka edhe ai te metat e veta.por nje gje duhet pasur parasysh nga kundershtaret e BERISHA-es. AI posedon nje AKS qe i ka lejuar atij jetegjatesi politike.AI aks eshte me AMERIKANET.Asnje politikan shqiptar nuk ka qene deri sot i besueshem sa BERISHA tek ATA.

Megjithate duket sikur tendenca eshte te krijohet nje grup i vogel por sinjifikativ deputetesh qe te sherbeje si trajno per daljen nga krizat dhe ngercet e politikes,reforma etj,etj.mendoj se kete kane ne mendje nderkombetaret dhe AMERIKANET.Kjo mendohet te sjelle stabilitet.kjo force politike mund te kete si sllogane jo korrupsionit,ekuilibrizmin,gjuhen e dashurise,interesat e qytetarit,kulturen qytetare,interesat e atdheut,nacionalizmin dhe ultranacionalizmin ne momente tensioni e terrci verrci e terrci verci.dhe duket se vete lideret kryesore BERISHA-RAMA me kete linje politike po tregojne me fakte lindjen e nevojes se nje LEVIZJE apo PARTIE  te tille.KESHTU u behet nje favor edhe GREKEVE,Si mund tu lihet ne dore nacionalizmi PDIU-se CAMEVE?? kur konflikti I tyre me GREKET eshte ANTAGONIST.atehere kemi TOPI-n i buti dhe KRESHNIKU-n i egri.dhe po dhane probleme te tjeret kemi INA RAMA-en dhe BAHRI SHAQIRI-n qe i sistemojne djemte plang prishes.kjo PARTI(levizje) e TOPI-t ka nevoje per shtrirje sa me te gjere ideollogjike,teorike ne menyre qe ai keshtu te jete pjese e lojes sido te shkoje ajo si moderatore edhe rradikale,pra eshte strategjike.Kjo PARTI  mund te shenderrohet ne nje parti OPORTUNISTESH.kjo levizje nepermjet linguazhit te liderve do te synoje te lekundurit te pakenaqurit elektoratin GRI.linguazh emocional(SPAHIU)dhe <RRACIONAL> TOPI. pas kesaj levizje veprojne sipas mendimit tim nga ekspertet me te RRAFINUAR te psikollogjise se masave,manipulues te cilet menaxhojne profilet dhe linguazhin e SPAHIU-t dhe TOPI-t.kujdes akuzat per drejtesi qe i behen nga politikanet,sepse kjo mund te jete nje thike me dy te prefta.pra ata mund ta perdorin kete akuze per tu hedhur ne kundersulm.ajo(LEVIZJA) po lind ne fakt si mundesi e liderve qe pas mbarimit te mandateve sduan te dalin jashte loje,por te jene pjese e rendesishme e saj.
Por nje rrol goxha  te rendesishem per fasade ne kete loje PUZZLE kane <gazetaret INDIPENDENT>.
Nepermjet imponimit te tendencave. mbi domosdoshmerine e nje LEVIZJE(partie) te dashurise,unitetit,vlerave etj,etj,etj. pra mund te prekemi nga sindroma e DASHURI MANIA pershembull.