martedì 24 aprile 2012

enver malko:Italia me Gaxho Tallava.

Dy faturat e mija feb-mar-shkurt-mars te paguara.
Non avere paura,non ci  rende imortali
pero ci  rende Uomini  liberi.(Enver Malko).


Shqiptaret ne Itali jetojne prej shume vitesh,kane shkuar qe ne fillim te viteve 90-te.sot ne Itali ka rreth 500 mije bashkatdhetare.sipas statistikave te disa diteve me pare caritas(karitas) nje organizate humanitare thote se 100 mije shqiptare punojne ne te zeze.Nje sit elektonik shqiptar Alb NEWS thoshte se deri ne 11-01-2011 ne pune ne Itali ishin 220.473 persona sot jemi 1 vit e kusur pas dhe situata eshte po ajo apo me keq.Pra sipas ketyre statistikave nuk eshte nje moment i mire per shqiptaret ne Itali.Shteti Italian nuk ka nje akord me Shqiperine per njohjen e vjetersise se punes se emigranteve per pension.E thene shqip refuzon tu paguaj pensionin kontribuenteve shqiptare jashte Italise,kjo eshte nje padrejtesi e madhe drejt Shqiptareve.Problemet qe ka Italia po shkarkohen  dhuneshem dhe ne menyre tmerresisht sproporcionale mbi  emigranetet jane ata qe jane pre e destinuar.Kjo nuk i ben nder nje vendi si Italia.sot te paret qe nuk paguhen jane te huajt ne mes tyre edhe Shqiptare.Mjafton tju them se ne nje ndermarrje te quajtur SPINELLI jane injoruar nga sindakatat dhe drejtesia ITALIANE dhjetera,qindra ceshtje duke favorizuar ndermarrjen trufatore.Ne fund kjo ndermarrje falimentoi duke lene pa paguar me qindra njerez.ne fund me gjithe trufat e bera nga kjo ndermarrje ju zbulua nje trufe prej dhjetera milione eurosh.E ka bere kete per vite e vite me radhe,shteti bente sehir.Jo vetem por nuk jane demshperblyer krejtesisht  punetoret akoma per punen e bere pas disa vitesh.kjo ndermarrje ka pasur rreth 400 punetore.padroni u denua disa muaj burg dhe tani eshte plot me milona euro.praktikisht falimentuan punetoret jo pronari.edhe nje ndermarrje aty prane prej 60-70 personash mbylli,vetem persona qe une njoh nuk u paguan per nje shume nga 9 mije deri 23 mije euro.pra njerez te trufuar ne mes te dites dhe shteti Italian ben sehir,jo vetem por nuk kthen leket punetoreve per pune te bere te faktuar me busta page(bordero) kjo eshte Italia,po jap vetem pak shembuj se ka me mijera trufime qe ndodhin para syve te te gjitheve,dhe ne menyren me te pa skrupullt po goditen te pa mbrojturit emigrantet ne plan te pare.ndodhin gjera qe si kane hije nje vendi me tradite demokratike si Italia.Vete Une duhet te marre nje shifer pak a shume sa rroga vjetore e nje punetori normal.Pronari  thote se nuk ti jap dhe mund te shkosh ti kerkoje ku te duash.keto gjera nuk ndodhin ne ndonje vend ku ekziston skllaveria apo te humbur por  haptas ne sy te te gjitheve ne Itali.Ne asnje vend nuk ekziston perfeksioni por sot ne Itali ka arritur limiti,per  ato shtresa te pa mbrojtura.

Keto ndodhin ne Itali ne mes te dites,ne sy te gjitheve dhe pa u skuqur apo dredhur qerpiku.
Sistemi po bie cope.Ne ITALI ne shume rraste eshte shenderruar ne Opcional te paguash punetorin po apo jo.

JO!!

Kjo eshte e turpeshme dhe kriminale.Shteti sben asgje.

Per te marre leket,rrogen tende, duhen paguar avokate me leket e tu.Te cilet nuk te japin asnje garanci se mund ti marresh leket,por nje gje eshte e sigurte, leket e tyre ata i duan dhe i marrin pasi sbejne asgje GRATIS.
Menyra sesi veprohet me ne eshte e turpeshme.Thene kete,
 i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak.
Gjenden gjithmone menyre te uleta per tua hedhur njerezve.Ja nje shembull personal.
Gjithmone kam besuar se bankat kane limite,caqe qe nuk mund te kalohen.Por duket se ne ITALI nuk ka vija te kuqe,cdo gje eshte e mundur.Sigurisht atje tentohet pastaj po ja futen njerezve mire se jo gjendet gjithmone nje buzeqeshje HIPOKRITE e ngjashme me ngerdheshjen e cila perdoret si fasade.

Me 19-04 me arrin ne shtepi,nga nje banke nga me prestigjozet ne Itali nje leter se me hiqnin mundesine e mbuleses asikurative,sepse nuk kisha paguar kestet e shkurtit dhe marsit plus edhe disa klecka te tjera gjithmone financiare.E shikoj dhe me vjen sigurisht keq por edhe neveri.Sepse ne dukje mund edhe te gabohet por kur <<gabimet>> ndjekin gjithe fillin atehere,ka dicka qe nuk shkon.Shkoj dhe takoj bankieren dhe i lutem te me shpjegoj perse.

Me thote se ske paguar kestet e dy financimeve.Praktikisht te muajit shkurt,dhe mars.Dhe sipas tyre nga momenti qe une skam paguar ata kishin nje klauzole qe me nderprisnin kete asikuracion mbi financimin e te dyja rrasteve.dhe pagesa e plote fillon qe nga janari,pra 4 muaj.

U thashe se kam paguar normalisht,por bankjerja sdonte tja dinte.

OK i thashe me jep veprimet bankare te mijat,te  ketyre muajve qe ju i kontestoni,duke qene se kam llogari bankare dhe jua paguaj.

JO me tha bankjerja,nuk ta jap.

I thashe se seshte e drejte sepse per cdo klient qe kerkon rezoconto(levizje) nuk ka motiv te mos behet.Me dergoi tek DREJTORI.Ju keni parasysh nje drejtor banke me 400 derhem mend.Ja cfare me tha:Sdua te te jap konton.

PO pse i thashe!!!??

Sepse sdua mu pergjigj!!! Drejtori.

Mire mor zoteri i thashe JU jeni ne vete se cfare thoni??

Ti me tha duhet te paraqitesh Skontrinon.Kur vete ne bar me tha ti merr skontrino po??

Po mire mor zoteri bari eshte bar,nuk eshte banke ti je drejtor apo??kur une kthehem ne bar nuk me kerkojne faturen e kafes se para dy-tre muajve,dhe ne bar nuk paguan me operacione bankare prandaj mos me fol me llogjiken e njeriut te bareve.

Ti bie shkurt marr skontrinon ne shtepi dhe i demostroj qe une i kam paguar ne rregull sot 4 dite pas me arrijne 7 letra kercenuese nga bankat per mos pagesa.Per te penguar nje nga asikuracionet cfare nuk kane bere eshte hera e trete qe u dergoj te gjithe dokumentacionin qe kerkojne dhe sipas tyre mungon gjithmone dicka tani jam i detyruar te publikoj faksimile ku te demostroj fakte.Sesi tallen me ne keta zoterinj.


                                                                       17 MAJ
Pas disa ditesh  me 17 maj shkojme ne banke dhe pyesim,ngelem te habitur nga pergjigja qe na dha banka ne emer te asikuracionit!!!!!!

( Pasi e vonuan me cdo lloj sebepi per muaj e muaj pagesen asikurative(kerkesen e kam bere ne veren e 2011),zonja Borghezi(Borghezi) ti me tha:te kane nderprere asikuracionin sepse kontrata qe ke bere nga 27/02/20012 deri me 01/03/2012 pra tre dite.(qe une isha ne prove)

1)ishte e perhereshme
2)ke punuar 24 ore pune

Per te vazhduar asikuracioni une duhej te kisha nje kontrate te perkoheshme pune dhe jo te perhereshme,dhe te punoja jo me teper se 16 ore.Kete e tha me goje.

E bukura e ime ishte se une vajta vetem nje dite ne pune dhe ate dite su pagova,por me gjithe insistimin tim ndermarrja e zvarriti proceduren 3 dite per burocraci.Tek ndermarrja smora asnje kacidhe dhe banka me asikuracionin  me thane se <<kam punuar me shume>> bene cdo gje ata.Une isha vetem ai qe donin tja ngulnin,ketu zgjuarsia nuk hyn fare,por poshtersia PO.Jam i detyruar ti ve keto gjera direkt se jane skutherira kaq te uleta dhe komplekse,se mjaftojne disa dite dhe ua harron fillin.Po sillen me mua dhe jo vetem,shume qenerisht.

Ketyre <<gabimeve>> nese u shtoj edhe kontestime te tjera qe une kam shkruajtur nuk jane me nje rastesi por nje lume padrejtesish mbi personin tim.ketu nderrohen aktoret por jo objektivi.Vetem nga 2008 deri sot,kam denoncuar deri tani padrejtesit  mbi Mua:
1)rapina
2)pergjime telefonike
3)padrejtesi ne pune,mbajtje lekesh
4)padrejtesi apo tentativa padrejtesisht deri nga Banka.
etj,etj.

Pra per mese 4 vjet eshte sulmuar dukshem integriteti im fizik,moral dhe baza ekonomike.

Cfare duhet te bejne me teper,ndaj Meje??

Jam i detyruar ne keto kushte te marr ne konsiderate  mundesine e largimit nga ITALIA.Shpresoj te arrij ne destinacion se jo rruga eshte e gjate.

Italia Me Gaxho e Muharrem Ahmeti-t, nuk e di pse ky refren me kalon shpesh neper mend.cfare ka dashur te thoje <<poeti i madh>> me vargjet:!??

Italia me Gaxho,rrakadam teneqe
Saimiri me musteqe
rrakadam tepsia
Muharremi policia

Pastaj nje gazel i forte dridhe,dridhe jeleliiiii-jeleliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Po mendoja dhe nje dite pyeta nje shokun tim per keto vargje,e dini cme tha;

E mo vari Leshte,,,,,,,

                                                              Italia(Romane).